​Ngjarjet e datës 28 qershor

Kosova

​Ngjarjet e datës 28 qershor

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 00:14
Foto ilustrim

Mbahet Panairi i Punës Gjakova 2022. (Palestra e Sporteve “Shani Nushi”, Gjakovë, ora 09:00-16:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton raportin “Gjykimet Speciale”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 9:30)

Komisioni për Legjislacion shqyrton vendimin e Kuvendit në lidhje me Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Instituti Riinvest mban punëtorinë e parë në kuadër të projektit POLTIKA QË JAPIN PËRGJIGJE (Policy Answers) mbështetur nga Horizon Europe (BE). (Villa Gërmia, ora 10:00-14:30)

Pronarët e autobusëve protestojnë para Komunës së Mitrovicës për shkak të mos krijimit të kushteve për punë. (Ora 10:00-11:00)

Unioni i Turizmit të Kosovës nënshkruan marrëveshje me Kolegjin e Turizmit nga Kanada “Bay River College”. (Zyrat e Unionit të Turizmit të Kosovës, Prishtinë, ora 10:00)

Ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari, raporton në Komisionin për Ekonomi lidhur me investimet strategjike në vend. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për 2021. Të ftuar: rektori i UP-së Naser Sahiti dhe u.d. sekretari i Përgjithshëm, Besfort Krasniqi. (Kuvendi i Kosovës salla N-303, ora 11:00)

Mbahet takimi i parë publik me banorët e komunës së Gjakovës. (Salla e Kuvendit të Komunës, Gjakovë, ora 11:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, voton listën e dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 12:00)

Punonjësit e ndërmarrjes “Rilindja” protestojnë para lokaleve të AKP-së, me kërkesë për përshpejtimin e pagesës së 20 përqindëshit. (Ora 12:00)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat