Ngjarjet për ditën e sotme

Kosova

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 06:15
Ilustrim

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

 - Misioni i OSBE-së në Kosovë do të prezantojë raportin e fundit tematik për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)  
 
- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mban konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Sfidat në trajtimin e krimeve të përgjithshme” i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Divizioneve Penale të Gjykatave të Kosovës në vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, Projektligjin për Themelimin e Fondit për Garanci Kreditore dhe Programin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën korrik-shtator 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban degjim publik lidhur me nismën legjislative “Projektligji për kriptovaluta”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 14:30)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat