Ngjarjet e datës 21 korrik

Kosova

Ngjarjet e datës 21 korrik

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 00:04
Foto ilustrim

Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me USAID-in organizojnë Forumin e Solareve. Merr pjesë ministrja Artane Rizvanolli dhe zëvendësdrejtori i Zyrës për Zhvillim Ekonomik të USAID-it, Louay Samouie. (Hotel “Emerald”, ora 09.00)

Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:00)

Komisioni i posaçëm publikon thirrjen për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 09:30)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për regjistrimin e bujqësisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 09:30)

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë dhe Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes mbajnë konferencën përmbyllëse të projektit “Barometri i Sigurisë i Ballkanit Perëndimor- Perceptimet publike në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet bilaterale në Ballkanin Perëndimor”. (Hotel “Garden“, Prishtinë, ora 09:45-12:00)

Vazhdimi i seancës plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Ekonomisë i Luksemburgut, Franz Fayot, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi për zhvillim dhe memorandumin e mirëkuptimit për zbatimin e marrëveshjes. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00. Pas nënshkrimit do të ketë konferencë për media)

Ramë Lahaj International Opera Festival mban konferencë për media, e cila shënon edhe fillimin e edicionit të sivjetmë të festivalit.(Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Universitare të Kosovës, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton raportin hulumtues “Lufta në tentativë kundër korrupsionit”. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet seanca e re plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Mbahet konferencë për shtyp për hapjen zyrtare të Manifesta14 Prishtina. Marrin pjesë Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Bordi i Manifesta 14. (Hotel “Grand” Prishtinë, ora 11.00 – 12.00)

Komisioni i Garave tërheq shortin për edicionin e ri garues 2022/23. (Selia e FFK-së, ora 13:00)

Nis N’Festival të Gastronomisë që do të mbahet deri më 31 korrik. (Sheshi “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 17:00-23:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat