Ngjarjet e datës 24 shtator

Kosova

Ngjarjet e datës 24 shtator

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës, mban Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:00)

Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrat Elbert Krasniqi, Hekuran Murati, Artane Rizvanolli takojnë kryetarët e komunave. (Hotel Dukagjini, Pejë, ora 10:00)

Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës do të organizojë klinikën për trajnerë të basketbollit. (Salla sportive “ISP MARIGONA”, ora 10:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, mban konventën e madhe programore, ku merr pjesë edhe kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku. (Salla e Teatrit të qytetit, ora 11:00)

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF prezanton instalacionin simbolik “Fëmijët në Shkolla”. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

Mbahet kuvendi i jashtëzakonshëm i Federatës së notit të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 12:00) 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren Emilija Redžepi, marrin pjesë në hapjen solemne të Qendrës Kulturore Boshnjake, me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve. (Qendra Kulturore Boshnjake, Prizren, ora 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat