Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Kosova

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 06:21
Foto ilustrim

Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 59. (Salla e konferencave – hoteli “Grand” Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) përmbyll projektin dyvjeçar "Mbështetja e punësimit të të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë" të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. ( Zyrat e IADK-së Sfarçak i Poshtëm Vushtrri, ora 10:30-13:00)

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni merr pjesë në funksionalizimin e Tregut të Gjelbër. (Gjilan, ora 12:00)

Agjenda e vizitës në Kosovë të shefit të futbollit të UEFA-s, Zvonimir Boban:

10:00 – Takimi me ministrin Hajrulla Çeku në Ministrinë e Sportit

10:45 – Takimi me kryetarin Përparim Rama në Komunën e Prishtinës

11:30 – Takimi me Komitetin Ekzekutiv në selinë e FFK-së

15:00 – 15:15 Konferencë për media – Stadiumi “Fadil Vokrri”

16:00 – Ndeshja Kosovë-Itali (Kualifikimet e Evropianit U17) - Stadiumi “Fadil Vokrri”.

Drejtori ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku pret në takim Greet Flore, drejtoreshë menaxhuese e Këshillit të Byrove nga Brukseli. (Zyrat e Byrosë së Sigurimit, rruga "Lidhja e Pejës", p.n. , ora 11:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton në parim Projektligjin për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së pandemisë COVID-19. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:30)

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog raporton në Komisionin për Integrime Evropiane. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Organizohet mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e profesoreshës doktor Shqiponja Isufit. (Salla e Teatrit të Qytetit, Prishtinë, ora 13:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike mban takimin për zgjedhjen e ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, C-203, ora 14:00)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat