​Ngjarjet e datës 26 nëntor

Kosova

​Ngjarjet e datës 26 nëntor

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 00:10
Ilustrim

UN Women dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës organizojnë fillimin e fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ku merr pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Aeroporti i Prishtinës, ora 11:00)

Shoqata Lëvizja vendos fotografinë e tre heronjve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. (Afër Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në kuadër të fushatës globale “ 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, merr pjesë në tubim me vajza e gra. (Komuna e Gjilani, Teatri i Qytetit, ora 12:30)

Bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë ku ka qëndruar dhe vepruar gjatë viteve 1991-97, heroi Xhavit Haziri. (Prishtinë, rruga Beteja e Kosharës, nr 24, ora 13:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim prefektin e Qarkut Vlorës, Flamur Mamaj. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 13:15)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në kuadër të fushatës globale “ 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, merr pjesë në panairin e grave në Komunën e Gjilanit. (sheshi i qytetit, ora 13:30)

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani dhe kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, vizitojnë Klubin e Basketbollit “United Basketball” dhe Klubin e Hendbollit “Drita” në Gjilan. (Ora 14:00)

UN Women dhe Klubi Futbollistik i vajzave të Prishtinës në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, organizojnë aktivitet në Prishtinë. (Ora 14:00)

Në shënimin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Komuna e Gjilanit organizon takim të përbashkët në mes kryetarëve, kryesuesve të Kuvendeve Komunale dhe përfaqësuesve të Kosovës Lindore. (Restorant Vali Ranch, salla e konferencave, ora 16:00)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat