Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 22:20
Ilustrim

Mbahet Simpoziumi Ndërkombëtar Ndër/Transdisiplinar “Filozofema” për Filozofinë, Artin dhe Teknologjinë, ku do të marrin pjesë filozof të e teoricien të huaj dhe vendorë. (Fakulteti Filozofik, salla: 014, Prishtinë, ora 09:00 - 15:15)

Mbahet takimi regjional informues rreth projektit “Organizimi i tregut për produktet bujqësore”. (Klan Arena, Prishtinë, ora 10:00)

Prezantohet projekti i financuar nga BE: “Ngritja e kapaciteteve në lidhje me Organizatën e Përbashkët të Tregut të BE-së (CMO) dhe Statistikat Bujqësore”. (Klan Arena, Prishtinë, ora 10:00-13:00)

Mbahet dita e dytë e edicionit të 23-të të panairit ndërkombëtar Agrokos. (Salla “1 tetori”, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet Dita e Gështenjave në Deçan. Agjenda:

-Pritja e mysafirëve në objektin e Komunës së Deçanit. (Ora 10:00-11:30)

-Hapja e aktivitetit (tek objekti i Kolonisë së Artistëve). (Ora 12:00)

Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të dorëzojnë edhe një lëndë tjetër për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese. (Ora 11:00 - pas dorëzimit të dokumentacionit, do të ketë deklarim për media)

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci marrin pjesë në vënien e gurthemelit të çerdhes në Godanc të Shtimes. (Ora 11:30)

Ministri i Financave Hekuran Murati raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 14:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të organizojë edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Sportiv Prishtina 2023, i cili do të mbahet më 20 dhe 21 tetor. (Kinemaja “ABC” Prishtinë, ora 18:15)

Artpolis do të prezantojë premierën e shfaqjes teatrore “Fefu dhe Shoqet e Saj”. (Teatri Dodona, Prishtinë, ora 19:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat