Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 17 prill 2025 Në ora: 22:13
Ilustrim

Me rastin e Ditës Evropiane të të Drejtave të Pacientëve, Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK) organizon tryezën e diskutimit me temën “Edukimi shëndetësor në shkolla si pjesë e kujdesit të integruar shëndetësor.” (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 09:30 – 12:30)

Me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Kryeqyteti në bashkëpunim me degët në Prishtinë të OVL, SHFD dhe SHIL të UÇK-së, organizon aktivitetet përkujtimore:

10:00 – Homazhe në kompleksin e varrezave të Dëshmorëve në Velani
10:30 – Nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti
10:45 – Aksion për dhurim gjaku në sheshin “Zahir Pajaziti”
11:30 – Homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Makovc
13:00 – Tubimi qendror-tradicional “Epopeja e UÇK-së” në Marec
17:00 – Ceremonia për ndarjen e 71 mirënjohjeve për familjet e dëshmorëve dhe heronjve të Komunës së Prishtinës – Salla e Kuvendit Komunal

Këshilli për Pronat e Dubravës mban protestë paqësore para Gjykatës Themelore – Dega në Malishevë. (Ora 13:30)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat