​Ngjarjet e datës 20 maj

Kosova

​Ngjarjet e datës 20 maj

Më: 19 maj 2025 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Mbahet seanca gjyqësore për një rast “vrasje”. (Gjykata Themelore në Gjilan, ora 09:30)

Nis ndërtimi i objekteve banesore për banim të përballueshëm. Merr pjesë kryeministri në detyrë i Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, Ish-Tregu i Gjelbër, ora 10:00)

Promovohet libri “Kritika e mendjes politike” nga ambasadori kroat Zlatko Kramariç. (GAIA Restaurant në Bërnicë, Prishtinë, ora 11:00)

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Prishtinë-Pejë. (Segmenti Kijevë–Dollc, ora 16:00)

Mbahet Festa e Pianos Chopin në Prishtinë. Ky event organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ambasadën e Francës në Kosovë (Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Universitare të Universitetit të Prishtinës, ora 20:00)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat