Mbahet Forumi Susainble Investment (SiF). Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Aivo Orav. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:30-ora 15:00)
Organizata për dëme te luftës “Ngritja e Zërit” do të dorëzojë për të trembëdhjetën herë dosjet- lëndët e radhës në Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimit te Supremes, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të shkaktuara gjatë luftës në Kosovë. (Ora 10:00)
Homazhe në Burgun e Dubravës në nderim të 118 të burgosurve të vrarëve, mbi 300 tjerë të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës në Burgun e Dubravës 26 vjet më parë. (Hyrja në hapësirën e Burgut të Dubravës do të fillojë nga ora 10:30, homazhet ora 11:00).
Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, do të mbajë konferencë për media. (Shtëpia e Evropës përballë Zyrës së BE-së në Kosovë, Prishtinë, ora 15:45)
Anibar lanson aplikacionin “Be Here Then”. Merr pjesë Hajrulla Çeku, ministër në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Sheshi “Adem Jashari” Prishtinë, ora 17:00)