Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 22 maj 2025 Në ora: 22:47
Ilustrim

Mbahet Forumi Ekonomik Kosovë–Nigeri, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 10:00)

INDEP organizon tryezën "Nxitësit e mobilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor: Lëvizja e lirë e njerëzve”. Ngjarja mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë. (Shtëpia e Evropës, ora 10:30)

Në shenjë pakënaqësie rreth mos konstituimit të Kuvendit dhe ndikimit të kësaj bllokade në mbrojtjen e fëmijëve, Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, organizon aktivitetin "Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve". (Sheshi “Ibrahim Rugova” para Kuvendit të Kosovës, Prishtinë, ora 10:45 deri në 11:00)

Vazhdimi i njëzet i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Hapet festivali Prishtina Arts & Architecture – PAAF 2025. (Kolegji AAB, Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet Balkonnect Festival 2025 – Qendra rajonale e zhvillimit, investimeve dhe partneriteteve ndërkombëtare. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, 11:30-17:00)

Promovohet libri “Libri im i kujtimeve” nga autori Rafet Rudi. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, ora 18:00) 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat