Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), do të mbajnë një konferencë për medie gjatë së cilës do të bëhet hapja e Javës Kundër Korrupsionit 2025. (Zyrat e IKD-së rruga “Ilaz Agushi”, numër 146, Prishtinë, ora 09:00)
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kosovës organizon takim me shkrimtarin dhe podkasterin francez Philippe Collin. Merr pjesë ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guérot. (Instituti Francez i Kosovës, Prishtinë, ora 09:00)
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), në bashkëpunim me Forumin Konsultativ të APK-së me Shoqërinë Civile, shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 09:30)
Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, organizon edicionin e nëntë të Konferencës për Integritetin e Informacionit, DISICON 9 me temën “Zgjedhjet, Inteligjenca Artificiale dhe Etika”. (Klan Arena, Prishtinë, ora 10:00)
Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal dhe betimi i kryetarit të Rahovecit Smajl Latifi. (Salla e Kuvendit Komunal Rahovec, ora 10:00)