Ndahet nga jeta veprimtari dhe atdhetari i shquar në moshën 65 vjeçare, Imer Grainca nga Ferizaj. Grainca ndërroi jetë sot në Gjermani.
Lajmin për vdekjen e Imer Grainca e bëri të ditur Mustafë Grainca.
Për ceremoninë mortore, familja e Imer Graincës do të njoftoj opinionin me kohë.
Imer Grainca, u lindë më 10.03.1961, në fshatin Cërnillë, komuna e Ferizajt. Lindi në një familje të varfër por atdhetare, nga baba Zejnullahu e nëna Elife!
Mustafë Grainca ka shkruar në Facebook se qysh në moshën fare të re, diku në vitet 1077/78, Imer Grainca fillon angazhimin patriotik për çlirimin e atëdheut, si nxënës i shkollës së mesme, së bashku me një grup të vogël shokësh të ri në moshë por të formësuar e të brumosur deri në palcë kombtarisht!
Ishte krijuar në ato vite Lëvizja për çlirimin nacional e social të Kosovës, e cila në kohën kur grupi ishte rënë në duart e organeve te asaj kohe, udhëhiqej nga z. IMER GRAINCA, me moshë fare te re( 18 vjeqar).
Arrestimi i grupit të Lëvizjes, ndodhë ne nëntor të vitit 1979, dhe pas një mase të ashpër paraburgimi, pikrisht me 11 qershor 1980, Imeri me shokët denohet, dhe atë Imeri denohet me 6 vite si udhëheqës, pastaj me denime me te vogla donohen Xhabir Morina, Besim Baraliu, Ramadan Veliu, Rexhep Delolli, Ibrahim Shala e disa të tjerë.
Imeri pas denimit dërgohet për vuajtje në burgun e Zajeqarit, një burg fafkeq i rexhimit serbosllav. Mbi 273 ditë Imeri mbahet në vetmi, në një dhomë me dimensione rreth 6 m2, e tëra në beton.
Kishte vuajtur gjithsejt 4 vite në këtë burg, për të dalur nga aty në vitin 1983. Lëvizja për çlirimin e atëdheut, pas ngjarjeve te vifit 1981, ishin intensifikuar, në të njejtën kohë edhe reprezalja e pushtetit kundrej përpjekjeve revolucionare të të rinjëve barazi e Republikë!
Imeri pas daljes nga burgu i parë, menjëher angazhohet në lëvizjet e kohës, sepse pathyeshmëria si vyrtyt jetësor i tij, nuk donte ndalesë, por veprim dhe vetëm veprim! Kështu ne shkurt të viti 1985, sërish arrestohet dhe dohet me 2 vite e gjysmë burg, të cilin e vuan në burgun e Gjilanit si dhe atë të Pejës.
Në burgun e Gjilanit, kishte "pritur" në dhomën e tij të vuajtjes edhe Heroin e luftës sonë çlirimtare, Fehmi Lladrovcin, me të cikin kishin idealizuar edhe më tej përpjekjet për Liri.
Bashkëvuajtës në atë kohë të Imerit në burgun e Gjilanit ishin e veprimtaret, si Bilall Kryeziu, Xhabir Morina, Elmi Reçica, Rrahim Rama, Muzafer Lika etj.
Pas mbarimit të burgut të dytë, Imeri pati fatin e keq të ftohet të kryej sherbimin ushtarak jugosllav, ne të cilin shërbim përjeton tmerrin nën trysnin e shetbimit ushtarak jugosllav (Kos),
Arrinë ta permbyll edhe kete katrahur jetësore, nën kercnimin e vdekjes së përditshme, por nuk eshte e kotë thënia e popullit se "njeriu eshte me i fort se guri".
Viti 1989, shënon rrënimin e gjithçkaje në Kosovë, rexhimi hegjemonist i Millosheviqit, fillojë okupimin klasik të gjitha poreve të jetës, e padurueshme ishte bërë jeta, dhunë e vrasje të shqipëtarve gjithandej, themelet e te ashtuquajtutes Jugosllavi kishin filluar te dridheshin, populli yn ishte krejtsisht i pambrojtur, e nën trysninë e kësaj situate Imeri detyrohet te marr rrugën për gurbet, së bashku me bashkshorten dhe tre fëmijët!
Në kurbet pas sistemimit në Gjermani, fillon përnjëher angazhimin politik për të mirën e vendit, duke marrur edhe përgjegjësin për të udhëhequr partin e Unitetit Kombëtar për Gjermani. Afër një dekad angazhim politik ne mërgatë, për të kulmuar me angazhimin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!
Liria e atëdheut në qershor te vitit 1999, e solli Imerin në vendëlindje, për të ndihmuar familjen për rindërtimin e gjithçkaje të rrenuar, dhe pas një kohe angazhohet në institucionet e sigurisê kombëtare te asaj kohe, deri në vitin 2007, duke qenë përher përgjegjës e i palëkundër në angazhimet e tija.