​Ngjarjet e datës 15 janar

Lajme

​Ngjarjet e datës 15 janar

Më: 15 janar 2022 Në ora: 00:10
Foto ilustrim

Homazhe dhe vendosja e kurorave me lule në Kompleksin Përkujtimor në Reçak nga përfaqësuesit e institucioneve të komunës së Shtimes. (Ora 9:00)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëjnë homazhe në Kompleksin memorial të Reçakut. (Reçak, Shtime, ora 10:00)

Mbahet ceremonia përkujtimore në 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut. (Shtëpia e Kulturës, Shtime, ora 11:00)

Instituti për të Vërtetën, Drejtësinë dhe Paqen organizon tribunë në shënimin e 15 Janarit, Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, të shpallur me rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, ora 12:00)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca marrin pjesë në hapje të ekspozitës kolektive. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, ora 13:00)

Me rastin e 15 Janarit-Ditës së përkujtimit të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, në kompleksin memorial në Krushë të Madhe, bëhen homazhe në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Krushë dhe gjithë Kosovën. (Ora 13:00)

Mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohet në lidhje me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës. (Kuvendi, ora 14:00)

Me rastin e 15 Janarit-Ditës së përkujtimit të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, në kompleksin memorial në Krushë të Madhe, bëhet ndezja e flakadanëve. (Ora 16:00)

Me rastin e ditës së përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” do të ndezë qirinj në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 19:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat