Vendosen prita në zonën e djegur të bjeshkëve të Sharrit - Bota Sot
Vendosen prita në zonën e djegur të bjeshkëve të Sharrit

Lajme

E shtunë, 17 nëntor 2018

Vendosen prita në zonën e djegur të bjeshkëve të Sharrit

Më: 28 tetor 2012 Në ora: 14:04

Nis puna për parandalimin e rrëshqitjes së tokës në pjesët e djeguara të Koretnikut 2, ku nga zjarret e këtij viti, janë djegur 593 ha pyje me drunjë halorë. Nga erozioni është vërtetuar se mund të pësojnë fshatrat që shtrihen poshtë Koretnikut.

Për këtë Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kanë mbështetur një projekt për vendosjen e pritave, sipër fshatrave Kësterc i Poshtëm dhe Kësterc i Eperm.

Në zonën e rrezikuar nga rrëshqitja e tokës, mbi fshatrat Kësterci i Epërm dhe ai i Poshtëm, ka nisur zbatimi i planit operativ, për vendosjen e pritave në pjesët e djegura të pyjeve në Koretnikun 2, për të penguar rrëshqitjen e tokës nga reshjet e rrëmbyera të shiut.

Sipas Merud Abdullahut, banorë i këtij fshati, shqetësimi i tyre ka qenë mjaft i madh, ndërsa vendosja e këtyre pritave, do t’i sigurojë të paktën përkohësisht ata nga rreziku i përmbytjes.

Sipas ekspertit të Agjencisë Pyjore, Naim Ramadani, deri më tani janë vendosur ndërprerëse të ujit, në lartësinë deri në 250 metra, ndërsa me e efektshme do të ishte që këto prita të shtriheshin deri në majë të stazave të djegura, pasi gjithmonë rreziku i grumbullimit të ujrave, vjen nga lart.

Në bazë të statistikave të deritashme në “Koretnikun 2” janë djegur 593 ha me pyje. Ndërsa, ekzekutimi i sipërfaqeve të djegura, do të rriste shumë rrezikun, jo vetëm nga vërshimet, por edhe nga orteqet e borës. Për këtë Drejtori i Drejtorisë Koordinuese Pyjore, Faruk Bojaxhiu, thotë se nuk do të lejojnë ndërhyrje të rënda në këto pjesë, por do të shkohet vetëm me ndërhyrje selektive

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test