Rugovistat i tutën shallit të kuq

Opinione

Rugovistat i tutën shallit të kuq

Nga: Kimete Berisha Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 18:10
Kimete Berisha

A ka absurd më të madh se ky.

Ibrahim Rugova verë e dimër me shall të kuq rreth qafe, e Avdullahu Hoti sot i tutet shallit të kuq.

Ruaju po t'han.

Fjongot që janë lidhur nëpër lisat e Prishtinës, simbolizojnë unitetin për vendin, solidaritetin dhe vetëdijësimin.

Besa, janë thirrje simbolike për të ndihmuar njëri-tjetrin në këtë kohë pandemie dhe janë bashkim në lutje.

Nuk janë shalla të kuq, mos u tut Avdullah, se shallat e kanë palën e qepur me cik-cak.

Janë fjongo, afrohu preki, mos u traumatizo.

Gjithkund në botë i përdorin fjongot e kuqe në kampanja për ndergjegjësim,

gjatë pandemisë edhe BBC ka lidhur fjongo të kuqe në lis, për respekt ndaj atyre që humbën jetën nga COVID-19...

por komunistit Isa Mustafa shamia ia çon mallin e partizanit kur ka qenë pioner (pa pushkë) i Titos.

Ne nuk mund të heqim tash dorë nga basma e kuqe, për shkak të komplekseve të Isa Mustafës.

E kuqja simbolizon pushtetin dhe dashurinë,

e Lisi simbolizon nderin, fisnikërinë dhe mençurinë.

P.S. Çka ka të keqe këtu?

Ç'ke që ankohesh...ndodh që mbathjet i ke të kuqe e këndej shtiresh i 'tmerruar' nga fjongot e kuqe...!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat