Në histori e shkurtër, por me domethënie të madhe!

Opinione

Në histori e shkurtër, por me domethënie të madhe!

Nga: Adem Bytyçi Më: 29 korrik 2021 Në ora: 12:51
Adem Bytyçi

Mos pjesëmarrja në varrimin e Mandelës së Kosovës, z.Adem Demaçit, e partisë më të madhe në Kosovë atëherë, por jo edhe tani, tregon se sa janë të paafta partitë politike në Kosovë t'i bashkojnë shqiptarët në momentet më të veçanta historike për të respektuar dhe vlerësuar vlerat e rëndësishme kombëtare të tyre.

Me siguri se po të ishte gjallë lideri historik i kësaj partie (LDK-së), në kohën kur ndërroj jetë i madhi dhe i papërseritshmi Adem Demaçi , i cili për lirinë e popullit të tij kalojë mbi 28 vite burg në kazamatet më famëkeqe serbo- jugosllave deri edhe në burgun e Gornjotokut, pavarësisht dallimeve në pikëpamje në mes tyre se si do të arrihej liria e shqiptarëve dhe pavarësia e Kosovës nga sundimi gjakatar shekullor kolinialiste serb, z . dr. Ibrahim Rugova, do të merrte pjesë në varrimin e z.Adem Demaçit, elauratit të çmimit Saharov.

Partitë të cilat i ndajnë shqiptarët dhe i kultivojnë politikat e hakmarrjes nuk i'u duhen shqiptarëve dhe as Kosovës.

Duke falënderuar shkallën e emancipimit politik dhe kombëtar të qytetarëve të Kosovës, partitë e tilla kanë filluar t'i ndëshkojnë zgjedhje pas zgjedhje për t'i bërë me dije se nuk janë të denja për t'ua besuar qeverisjen e vendit dhe fatet e të ardhmes së tyre .

Treguesi më i mirë i këtij vizioni dhe i kësaj pjekurie politike të qytetarëve të Kosovës ishin zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit 2021.

Z.bacë Adem Demaçi, mbetet i vetmi veprimtar i lëvizjes kombëtare shqiptare, i cili edhe pse i ka dhënë shumë Kosovës, pas luftës nuk i ka marrë asgjë, madje nuk ka pranuar asnjë post apo pozitë të lartë shtetërore, por megjithatë në mënyrë konstante i ka denoncuar të gjitha të këqijat dhe tradhtitë tjera të cilat e kërcënonin të ardhmen e shtetit të Kosovës, këtë luftë të shenjtë për të mirën e Kosovës e vazhdojë deri në momentet e fundit të jetës së tij!

Qoftë i pa harruar kujtimi për të madhin z.Adem Demaçin, në memorien kombëtare shqiptare dhe në historinë e lavdishme për lirinë e popullit shqiptar të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat