17 Janari, kërthiza e kobit të janarëve t'kobshëm për shqiptarët !

Opinione

17 Janari, kërthiza e kobit të janarëve t'kobshëm për shqiptarët !

Nga: Fatmir Bajraj Më: 17 janar 2022 Në ora: 19:29
Ilustrim

Data e 17 Janarit, është Data e ngritjës dhe ngjitjës n'Panteon të Kryeheroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, ushtarit të atdheut, Jusuf Gërvalla, dhe luftetarit të lirisë, Smajl Hajdaraj!

Kastrioti dhe sindromi "Hamzai" nder shekuj tek shqiptarët :

Kastrioti  vdiq natyrshëm, edhe pse ishte përballur fort & fuqishëm me shpatë & penë, me armikun osmanlinjë, si dhe tradhëtinë e Hamza Kastriotit.

Jusufi, Bardhi e Kadriu, e luftuan armikun shekullor serbosllav me penë, pa e prek ëndrrën që t'luftojnë edhe me pushkë për lirinë e ardheut, ngase këtë ëndërr u'a ndaloj armiku, por me ndihmën e "Hamzait" !

Smajli e luftoj armikun serbosllav, me pushkë dhe me penë, preku edhe ëndrrën e çlirimit dhe t'lirisë së Dardanisë Antike-Kosovës, por nuk e mbërriti pavarësinë e saj, ngase kësaj radhe, për dallim prej tjerëve, Smajli u vra nga "Hamzai" i cili ishte dhe është n'sherbim të armikut shekullor, serbo-sllav!

Data e rënjës së Jusufit, Bardhoshit, Kadriut dhe Smajlit, është datë e Janarit të Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, Presidentit historik  Rugovës, deshmorëve Rexhep Mala, Nuhi Berishes, Zahir Pajazit, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahit, Kolonel Tahir Zemaj  dhe Komandantit & Deputetit Smajl Hjadaraj !

Kjo datë e shqiptarëve t'mëdhënj : Kastrioti, Gërvalla dhe Hajdaraj është datë  në Janarin mynxyrë të shqiptarëve, në janarin e përgjakur nga armiqët tanë, t'përflakur nga rezsitenca dhe t'gjakuar nga rënjët heroike n'alltarin e lirisë për t'mos vdekur kurr.

Bashkë me humbjet &  dhëmbjët, janari i kobshëm për Ne, mbarsë në vete ; ideale dhe vepra për lirinë e kombit dhe t'atdheut të përcjellë nder vite e breza deri n'thellësinë shekujve.

17 Janari është ditë & datë devotshmerie, kushtrimi dhe heroizmi për t'mos u dorëzuar dhe nënshtruar kurr si komb & atdhe në luftë me pushtuesit shekullor, për kauzën e shënjtë dhe aspiratën nacionale.

Lavdi e përmotshme, përbotshme dhe e përjetëshme t'gjithë të rënëve të kombit n'alltarin e lirisë ndër shekuj !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat