Intelektualët shqiptaro-amerikanë dhe mediat në SHBA

Opinione

Intelektualët shqiptaro-amerikanë dhe mediat në SHBA

Nga: Agim Vuniqi Më: 10 gusht 2022 Në ora: 09:39

Mediat e shkruara: “Illyria” që botohet në New York dhe “Dielli” që botohet në Boston, si dhe ato pamore në gjuhën shqipe: “AA New York TV”; “Albanian Culture NY”; ALBTVUSA; ACTV-Michigan; AA Vision; ATV Chicago; “Albdreams TV”, në Amerikë, janë dhurata më e vlefshme për komunitetin shqiptaro-amerikan, por edhe në vendin e origjinës. Nga ata mund të mësojmë dhe studiojmë përvojat e caktuara dhe të vështira të autorëve të shumtë, të vetmuar, pa ndonjë përkrahje të veçantë të komunitetit, por as institucionale; edhepse benefitet e grumbullimit të materialit dokumentues, si dëshmi e kohës, janë të shumëfishta.

Ndriçimi publik është lajmëtar i drejtësisë dhe themeli i demokracisë. Detyra e intelektualit-gazetarit në SHBA është e interesit të shumëfishtë, për të çuar më tej mesazhin kohor për ecuritë socio-politike dhe kulturore të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe për të pasqyruar denjësisht format e organizimit të brendshëm si synim, duke kërkuar të vërtetën dhe sigurimin e një vlerësimi të drejtë dhe të plotë të çështjeve dhe të ngjarjeve. Gazetarët e ndërgjegjshëm nga të gjitha mediat dhe specialitetet përpiqen për t’i shërbyer publikut me ndërgjegje dhe ndershmëri. Integriteti profesional është themeli i besueshmërisë së një gazetari. Këtë përpiqen ta thonë shumë autorë, përmes librave të shumtë të botuar…

Pretendimi i tyre që ia sjell lexuesit është përpjekje jo vetëm për të pajisur lexuesin me njohuritë themelore të historisë së mërgimtarit, por edhe për të hapur debatin e munguar socio-politik për historinë e përbashkët në vendin e origjinës dhe jashtë vendit si standard, duke shoqëruar atë me formulime adekuate që janë të pranueshme në botë, të plotësuara me shembuj praktik të ecejakeve të gazetarisë vendore, por edhe asaj esenciale hulumtuese perëndimore, edhe si kritikë. E para është shquar më tepër me burokraci të vendimeve, sesa e hulumtimit të fakteve dhe guximit intelektual për t’ia transmetuar të vërtetën lexuesit.

Parimet etike të gazetarisë shqiptaro -amerikane mbi të cilat vlera është bazuar kjo janë të dizajnuara si udhërrëfyes kohor nëpër vështirësitë e shumta, të tilla çfarë ishin më herët të natyrës ideologjike, dhe këto të tashme të procesit tranzitor dhe institucional shtetëndërtues në vendin nga ata vijnë, si konfliktet e interesit, korrupsioni..., për të ndihmuar gazetarët por edhe lexuesit e vëmendshëm të bëjnë dallimin kohor dhe për t’i pasur më të qarta dilemat etike.

Nëse gazetarët në Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane kanë çuar në formulimin dhe miratimin e standardeve në gazetari, ato bukur i ka vërejtur autori, të tilla mund të gjenden në redaksitë e ndryshme të raportimit të lajmeve, analizat dhe komentet në shumicën e vendeve, ku ka jetuar edhe vet, të cilat me ligjet prezente kanë sanksionuar ligjërisht lirinë e shtypit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat