Me fjalë e do Kosovën, me zemër Vuçiqin!

Opinione

Me fjalë e do Kosovën, me zemër Vuçiqin!

Nga: Faton Mehmeti Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 19:06
Edi Rama

Në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve shqiptare në Tiranë në vigjilje të 28 Nëntorit, u thanë fjalë të mëdha nga folësit. Kryeminstrat Albin Kurti dhe Edi Rama mbajtën fjalimet e rastit nën kryesimin e përbashkët të zonjës Nikolla dhe zotëri Konjufcës. Demaskimi i fytyrës së vërtetë të kryeministrit të Shqipërisë s’do të ishte i mundur nëse s’do e njihnim kush është, flirtimet e tija me Vuçiqin dhe urrejtjen platonike ndaj Albin Kurtit dhe atyre që janë arrë e fortë e Vuçiqit dhe interesave serbe.

Rama në fjalimin e tij fasadë përmendi njeriun që e urren- Ibrahim Rugovën, me epitetet e tija falso ndaj Rugovës pandehu se mund tu hidhte hi syve shqiptarëve të Kosovës. Kur e përmendi Hashimin aty e kishte me zemër, jo se vërtet ndjen simpati ndaj Thaçit, i mungon Hashimi si mbështetës i marrëzive të tija të rrezikshme me Vuçiqin.

Edhe ish-presidenti Thaçi ishte rreshtuar gabimisht në trinomin me Ramën dhe Vuçiqin për ndarje të Kosovës. Me Albinin nuk mund të bëjë këso pazare, andaj edhe e urren.

Kështu që, është shumë mirë që janë mbledhur bashkë kuvendet e dy shteteve shqiptare, më mirë do të ishte sikur Rama nga Kuvendi i Shqipërisë të kërkonte ndjesë për të gjitha gabimet që ka bërë ndaj shqiptarëve në të dyja anët e kufirit.

Atyre që janë brenda kufijve të Shqipërisë tu kërkonte falje për vjedhjet e mëdha, për dëshpërimin e madh që u ka sjell, shqiptarëve të Kosovës për mbështetje ndaj përpjekjeve të tija për ndarje të Kosovës. Do të ishte ideale kërkim falja e Ramës, reflektim për të cilin kanë nevojë politikanët e vendit. Gjithë vitin pazare me Vuçiqin, një herë në vit patetikë me Kurtin dhe Kosovën. Duke u bërë zëdhënës i Vuçiqit, si askush tjetër, Edi Rama i ka bërë dëme të mëdha Kosovës. Kjo, nuk pritet të ndodh, zgjidhja më e mirë për shqiptarët është largimi i Ramës dhe klanit të tij të dëmshëm për shqiptarët kudo që jetojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat