Mos të varroset e drejta historike dhe etnike e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Opinione

Mos të varroset e drejta historike dhe etnike e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Nga: Sami Arifi Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 09:18
Sami Arifi

Sipas Karl Treimerit “të parët e shqiptarëve të sotëm kanë qenë bartësit e një shteti të madh e të fuqishëm dhe krijuesitë e kulturës evropiane të hekurit, pra, të një kulture të karakterit të lashtë. Rezultatet e tyre u morën prej kombeve të tyre dhe e bënë Evropën atë që është sot”. Në Karposh të Shkupit te varrezat e vjetra është gjetur pllaka me mbishkrim “Dardanus”, prandaj këto varreza duhet të futen nën mbikqyrjen e Uneskos, të ndërpriten punimet që po bëhen për ta varrosur të drejtën historike dhe etnike të popullit shqiptar nga shteti maqedonas, të reagohet ashpër nga Qeveria e Shqipërisë, Kosovës dhe nga shqiptarët që janë përfaqësues të popullit shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë. Mos të dëmtohen të gjeturat arkeologjike në këtë vend, të cilat të gjetuara, nxjerrin në dritë të drejtën historike dhe etnike të popullit shqiptarë në këtë vend e më gjerë...

-Toponimet dhe mikrotoponimet e mesjetës, të historisë së vjetër po edhe të historisë së parahistorisë të Evropës, të Azisë, të Afrikës po edhe të Kontinentit para përmbytjeve natyrore të Atlantidës mund të lexohen dhe shpjegohen në gjuhën hyjnore pellazgo-iliro-arbroro-shqiptare. Leximet e tilla mund të bëhen vetëm përmes “gjuhës bijë” (shqipes) e kursesi nëpërmjet të “gjuhëve mbesa” dhe “gjuhëve stërmbesa”, sepse “gjuhët mbesa” dhe “gjuhët stërmbesa” janë gjuhë të reja, pra shumë më të reja se sa janë emërvendet antike dhe mesjetare të rruzullit tokësor.

-Shqipja çelësi i gjuhëve të lashta prej nga gjindet gjeneza embrionale e gjuhëve, prandaj sipas Spiro Kondës nga Egjeu deri në Atlantik, flitej gjuha e pellazgëve dhe shkruhej me alfabetin e tyre, e cila verifikohet se kjo gjuhë pellazgjishte, për mrekulli është ruajtur në dialektet e ndryshme të gjuhës shqipe.

Image
Pamje nga Maqedonia

-Lidhjet e këtyre mbetjeve arkeologjike të lashtësisë me gjuhën pellazge-ilire që janë tregues i tanishëm shqiptarët me gjuhën e moçme shqipe, me cilën gjuhë të moçme shqipe mund të shkojmë me siguri shkencore tek shkrimet para perandorive të vonëshëme por mungon dëshira e armieve për të nxjerrë në dritë të vërtetën, për tu studiuar, të cilën të vërtetë e argumentojnë gjetjet arkeologjike të kohës antike dhe të kohës së historisë së parahistorisë…

-Ditë më parë në varrezat e vjerta të Kryeqytetit Dardan-Shkupit, u zbuluan artefaktet; plakat me vlera të mëdha historike. Ky thesar i çmuar i lashtësisë sonë pellazgo-iliro-arbroro-shqiptare me çdo kusht duhet të mbrohet dhe ruhet. Shkupi, kryeqendër e Dardanisë më vonë edhe e Vilajetit të Kosovës, padyshim se ishte dhe mbetet vlera e jonë e historisë kombëtare. Ndaj këtij akti të shumtuar që donë dhe po bën shteti maqedonas “kinse për punime”, duhet të reagojnë në rend të parë nga shqiptarët që janë pjesë e këtyre institucioneve dhe t‘i mbrojnë me çdo çmim këto vlera të lashta të kombit shqiptar, gjithësesi duhet të reagojnë Qeveria e shtetit Shqipërisë në Tiranë, ashtu edhe e shtetit të Kosovës në Prishtinë, për ta mbrojtur të vërtetën përmes të gjeturave arkeologjike të drejtën historike po edhe etnike të kombit shqiptar në Maqedoninë e sotme.

Image
Pamje nga Maqedonia
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat