Organizata e Kombeve të Bashkuara përkatësisht Këshilli i Sigurimit si organ ekzekutiv ka vite që po tregon pa aftësinë për ta luajtur rolin në parandalimin e krizave dhe rreziqeve që po e sfidojnë Sigurinë Globale të Botës.
Samiti i fundit tregoj se Bota po përballet me rreziqe të shumta të cilat po e rrezikojnë paqen gjithandej dhe Sigurinë Globale të njerëzimit. Përqarjet dhe polarizimet janë dëshmi se marrëdhëniet nderkombetare dhe rendi Botërorë kanë filluar të plasariten pothuajse në të gjitha kontinentet e Botës.
Samiti i fundit i Asamblesë të Kombeve të Bashkuara pasqyrojë gjendjen aktuale në politikën Botërore, politikë kjo e cila po luhatet nga themelet e ndërtuara që nga lufta e dytë Botërore. Lufta në Ukrainë, e udhëhequr nga agresioni Rus është njëra nga shkaktarët kryesorë që në momentin e tanishëm ka krijuar përqarje tek fuqitë e mëdha Botërore. Ukraina po shkatërrohet nga makineria e armatimit Rusë para syve të Botës mu në shekullin e 21 pa shpresë se kjo luftë do të përfundojë apo do të zgjerohet edhe në vatrat tjera të krizës. Në planin global të sigurisë Bota asnjëherë nuk ka qenë më e trazuar se tani.
Samiti i fundit e vërtetojë teorinë shumë vjeçare të koalicioneve që kanë shtetet e sidomos serbia (me nënën Rusi).
Në këto katrahura Shtetet e Ballkanit nuk po gjejnë qetësi nga politika hegjemoniste e serbisë e cila është shkaktar dhe faktorë destabilizues i këtij rajoni. Në pozitën më të vështirë është Republika e Kosovës e cila asesi nuk po arrin të bëhet shtet normal duke e ushtruar sovranitetin dhe integritetin në gjithë territorin e saj. Diplomacia Botërore gjatë historisë përkatësisht fuqitë e mëdha për interesat e tyre kanë bërë mëkate ndaj popujve të vegjël.
Kjo po ndodh edhe tani me Kosovën. Si mund të shpjegohet fenomeni i krizës në veriun e Kosovës ku serbia haptazi ka pretendime për ta pushtuar këtë pjesë të Kosovës. Si mund të pritet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe serbisë kur Lajqaku është caktuar emisar i Bashkimit Evropian. Si mund ti besohet këtij njeriu i cili edhe sa ishte ministër i punëve të jashtme të Sllovakisë haptazi e ka kundërshtuar Pavarësinë e Kosovës. Për fat të keq në krye të Diplomacisë Evropiane gjendet Josef Borel përfaqësues i Spanjës i cili flet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë serbi e në anën tjetër ky nuk është në gjendje ta bind shtetin Spanjoll nga ka ardh ta pranojë Republikën e Kosovës.
Vargu i defekteve dhe i anomalive vazhdon deri tek Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë i Kombeve të Bashkuara Antonio Guteres diplomat nga Spanja kontributi i të cilit për ti parandaluar krizat dhe për ta ruajtur paqen në Botë është për tu dëshiruar. Se Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara është anemike dhe e përqarë u pa edhe në mbledhjen e fundit kur Presidenti i serbisë Aleksandër Vuqiq u paraqit me një fjalim shumë destruktiv duke u munduar të promovohet si liderë i cili nuk i përfill qëndrimet e organizatave ndërkombëtare – të Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së. Në të njëjtën vi ishte edhe ministri i tij i jashtëm Ivica Daqiq i cili përpos lëbimeve që i bëri në Nju Jork kundër Kosovës ai u takua edhe me ministrin e punëve të jashtme Rus Llavro nga i cili morri instruksione rreth situatës në Veri të Kosovës.
Se cilat janë porositë nga Putini të cilat i përcolli Llavrovi mbetët të shihet në ditët e ardhshme se si do të zhvillohet situate në veri të Kosovës. Po theksojmë në fund se ekseset që ndodhën para dy dite në Veriun e Mitrovicës përkatësisht te Lagja e Boshnjakëve ku u hodh një granad dore si dhe rasti i fundit në Ranilluk afër Gjilanit ku në oborrin e dy familjeve serbe u hodhën bomba (apo eksploziv) janë ngjarje që sjellin dyshim se këto eksese janë të organizuara nga Beogradi dhe të shkaktuara nga dora e grupeve kriminale destrkutive serbe që veprojnë në Kosovë dhe jashte saj.