Kush po e fyen dhe fajëson kohën e patriarkalizmit shqiptar?

Opinione

Kush po e fyen dhe fajëson kohën e patriarkalizmit shqiptar?

Nga: Ismail Muçiqi Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 20:35
Ismail Muçiqi

Kohëve të fundit disa grupe të margjinalizuara të cilat thirren në emër të Shoqatave Joqeveritare (pa CV) po e fajësojnë periudhën e kaluar të patriarkalizmit të familjeve Shqiptare për dhunën që po ndodh tani në Kosovë. Këto grupe apo individ të cilët nuk kanë njohuri as për autobiografinë personale, e mos të flasim për gjenezën e familjeve nga vijnë, po e fyejnë traditën Kombëtare dhe vlerat e saja patriarkale. Këto rryma pa memorie, pa vlera arsimore, edukative, pa histori familjare nuk dijnë se familja patriarkale Shqiptare, ishte institucion i vërtetë i popullit. Këto rryma nuk dine apo nuk dojnë të dine se në familjen patriarkale Shqiptare jetonin në një bashkësi familjare deri nga 40 – 60 e afër 100 anëtarëve në një familje.

Në këto familje kishte rend, rregull, harmoni, dhe përgjegjësi. Zoti i shtëpisë ishte ai i cili ishte autoriteti moral i familjes.  Fjala e tij ishte e pranueshme dhe e bekuar për të gjithë familjen. Në mbrëmje ndaheshin punët dhe detyrat, e qdo anëtari: kush në arë, kush në fushe, kush me bagëti, kush në mal, kush në treg, kush në kullë, apo në odën e burrave. Të jesh në odën e burrave ku bisedohej për çështjet jetike të vendit, për edukatën, për arsimimin, për moralin, për historinë e popullit, për kultivimin e marrëdhënieve ndër njerëzorë, për të gjitha temat në interes të vendit. Familja e shenjtë kulla apo oda e burrave ishte inspirim për gjenerata të tëra, për ta dashur vendin dhe kombin. Në familjen patriarkale nuk kishte dhunë dhe krime ndaj grave. Divorcet ndërmjet burrave dhe grave kanë qenë minore, apo ska ndodhur fare. Ato edhe nëse ka ndodhur ndonjëherë arsya e vetme ishte ndonjë tradhti e cila ka përfunduar me ndarje paqësore ndërmjet familjeve. Patriarkalizmi në familjet Shqiptare parim kishte ruajtjen e imazhit të familjes, të lagjes apo të fshatit në përgjithësi, këto ishin vlerat dhe zakonet e familjes në tokat Shqiptare.  

Ku jemi sot?!. 

Sot në emër të demokracisë, të emancipimit, të transformimit, të lirisë po ballafaqohemi me fenomenet më të ndryshme negative të shoqërisë. Duke u thirrur në lirin dhe të drejtat e njeriut sot po ndodhin krime, vrasje, përdhunime, plaçkitje duke shtuar edhe përdorimin e drogës, prostitucionit e qka jo tjetër. Në shumë familjet tona tani modern të “civilizuara” e të emancipuara sot nuk dihet kush është zoti i shtëpisë, kush pyetët apo kush përgjigjet. Në shumë familje prindërit përkatësisht të moshuarit po përbuzën nga pasardhësit e tyre, po dërgohen nëpër shtëpi të pleqve. Të rinjtë e të rejat po fejohen, po martohen, e shumë prej tyre pas dy muajve apo dy viteve po divorcohen. Më shumë se një mijë raste të ndarjes (divorcit) kanë ndodhur vetëm gjatë këtij viti në Kosovë. Sot në emër të civilizimit dhe demokracisë, dhe lirisë gjithnjë e më shumë po i braktisim vlerat tona tradicionale kombëtare duke vrapuar pas kolegjeve dhe kurseve të ndryshme të institucioneve perëndimore për ti mësuar gjuhët e huaja. Duke u larguar nga ogjaku i shtëpisë përkatësisht nga abetarja përmes të cilës mësohet gjuha e ëmbël Shqipe. Kemi filluar ta harrojmë shkrim leximin duke e ringjallur periudhën e analfabetizmit: mos vallë këto janë vlerat? që po i pranojnë apo po i joshin disa individ apo grupe të mjerimit që nuk i bëjnë nder askujt duke e shfaqur papjekurinë personale para opinionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat