Ankohet Vuçiq: E pashë që Kurti u takua me Plenkoviqin

Opinione

Ankohet Vuçiq: E pashë që Kurti u takua me Plenkoviqin

Nga: Gani I. Memeti Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 18:30
Autori Gani Mehmeti

A thua, kush na qenka ky Vuçiqi ?

Çka i hyn në punë atij se kush me kë takohet ?

Apo, mos u dashka të marrë leje Kurti nga Vuçiqi se me kë duhet të takohet ai ?

Po me Plenkoviqin, çfarë pune paska Vuçiqi ?

Çka po mendon Vuçiqi, përse ai ankohet për takimin e Kurtit me Plenkoviqin, çka e mundon ?

Po të ishte njeri e jo satrap, Vuçiqi do duhej t’i gëzohej këtij takimi, do duhej t’i uronte në punë sa më të mbarë e sa më të frytshme ndërshtetërore.

Mos paska harruar Vuçiqi se me të dy këta ai kishte shkaktuar luftërat dhe se ende është armik i tyre, të paktën deri sa nuk ka njohur Republikën e Kosovës dhe deri sa të mos lidhen marrëdhênie diplomatike ndërshtetërore me Kosovën, sepse marrëdhënie miqësore të Kosovës me Serbinë nuk priten edhe për nja 50 vite a më shumë.

Vuçiq, çka je ti, kush je ti, përveç një gjakpîrësi i kombeve të ish Jugosllavisë ? Prandaj, mos u çudit pse ty nuk të afrohet askush kudo qofsh, në çfarë do organizimesh politike, ushtarake e të tjera, sepse qëllimet e tuaja çetnike serbomëdha – dihen tani botërisht.

“Shoh që Plenkovic dhe Kurti u takuan këtu, si dhe tre ministrat e mbrojtjes Vengu, Anušić dhe Macedonci. Zagrebi, Prishtina dhe Tirana kanë arritur të na shqetësojnë, ne i kuptojmë të gjithë si kërcënimin më serioz për Serbinë dhe do të ndërmarrim hapa në përputhje me rrethanat”, ka thënë Vuçiq. (Kosova Sot Online, A.P / 14 February 2026 – 17:05).

Vuçiq, ke mizën pas veshit, duke e ditur se çfarë ke bërë, me çka vërtet duhet të jini të shqetësuar, jo për marrëdhëniet e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Këtij koalicioni do duhet t’i bashkohen edhe Maqedonia, Bullgaria e Bosnjë e Hercegovina.

Mendo Vuçiq, se në Ballkanin Perëndimor, i vetmi shtet destabilizues është Serbia me ty në krye. Pra, vërja gishtin kokës dhe mendo pak e këndellu!

Vuçiq, përse KFOR-i qëndron në Kosovë?...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat