Kandidatja demokrate për qarkun Shkodër, Greta Bardeli: Program për mbështetjen e të rinjve

Shqipëria

Kandidatja demokrate për qarkun Shkodër, Greta Bardeli: Program për mbështetjen e të rinjve

Më: 11 prill 2021 Në ora: 22:15
Greta Bardel

Mbështetja e studenteve dhe e te diplomuarve të Shkodrës ishte në fokus të takimit të të rinjve me Greta Bardelin, kandidatja e PD për deputete në këtë qytet.

Kandidatja demokrate për Qarkun Shkodër, Greta Bardeli, ka biseduar me te rinjtë e qytetit për problematikat e tyre.

Fokusi i diskutimit ka qenë jeta universitare dhe karriera pas diplomimit brenda Shkodrës.

Vetë të rinjtë kanë ngritur si shqetësim kurrikulat mësimore dhe braktisjen e  universitetit.

“Praktika që kemi bërë ne nuk ka lidhje fare me praktikën aktive.”

“Një nga problemet kryesore që kemi është largimi i të rinjve nga universiteti.”

“Shumë të rinj janë larguar nga vendi sepse nuk kanë parë të ardhme.”

Kandidatja Bardeli ka premtuar se programi i PD për rininë synon praktika, mbështetje ekonomike dhe logjistike për ato që nesër do të jenë profesionistët e të ardhmes.

“Duhet me qenë edhe një mënyrë për të pasur besim te programi i PD-së, që të jeni ekspertë sa më të mirë të fushës dhe të dilni në jetë sa më të zotë në atë që po profilizoheni.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat