Plagosje me armë

Shqipëria

Plagosje me armë

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 12:09
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier.

Në fshatin Ngjeqar, Roskovec, pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi E. H., 40 vjeç.

Njoftimi:

Fier/Plagosi me armë zjarri në këmbë një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Në fshatin Ngjeqar, Roskovec, pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi E. H., 40 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spitalin e Fierit, u largua për në banesë. 

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit U. S., 50 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat