Berisha: Dosje të reja për Bashën

Shqipëria

Berisha: Dosje të reja për Bashën

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 08:04
Sali Berisha

Sali Berisha nga “Foltorja” e Devollit paralajmëroi publikimin e të tjera të dosjeve që sipas tij implikojne Lulzim Bashën në afera.

Prokurorët belgë, tha ai, do ta thërrasin shumë shpejt për çështjen “Toyota Yaris”, për të cilën Berisha pretendon se Basha është mbrojtur nga Edi Rama me mbylljen e çështjes.

“Ka dështuar të garantojë rotacionin e pushtetit, fjala ëshët e drejtësisë belge e cila e kishte marrë një herë në pyetje peng kryetarin dhe ky ishte zotuar se do flasë para drejtësisë belge. Por drejtësia belge nuk varet nga Edi Rama, është e pavarur ndaj ajo ka kërkuar marrjen e tij me forcë në pyetje dhe procedimin penal. Rama të ka kursyer, të ka mbajtur peng me dosjen në Shqipëri, pro me dosjen në Belgjikë deri tani rezulton anëtar i organizatës kriminale. Me radhë do dalin dhe dosje të tjera,” tha Berisha.

11 dhjetori, nuk do të jetë vetëm mbajtja e kuvendit të PD për shkarkimin e Bashës dhe ndryshimeve statutore, por edhe dita që Berisha do të nisë protestat kombëtare kundër qeverisë.

“Je i përfunduar! Në datën 11 demokratët janë në këmbë më të fuqishëm se kurrë, do përcaktojmë pastaj ditën e madhe të protestës kombëtare në të cilën ne do të shpallim kërkesat tona deri në fitoren e plotë,” tha Berisha.

Një mesazh pati edhe për mbështetësit e Lulzim Bashës.

“Ja kanë shitur shpirtin Djallit dhe vjedhin vrer gjithë javën, të premten shkojnë në Xhami të lajë mëkatet, por hyjnë mëkatarë e dalin mëkatarë. Ja lëmë zotit punën e tyre,” tha Berisha.

Ndërsa mbeten vetëm pak ditë nga 11 dhjetori ku sipas gjasave do të mbahet në stadiumin “Air Albania”, të dielën Berisha do të mbajë foltoren e fundit me shqiptarët e Amerikës në New Jersey.

“Rrofshi ju, rroftë Devolli, rroftë Shqipëria!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat