Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 19 mars 2022 Në ora: 07:53
Ilustrim

Kjo e shtunë do të karakterizohet nga kthjellime dhe herë pas here alternime vranësirash në zonat qendrore dhe veriore.

Në jug të vendit parashikohen reshje të izoluara shiu gjatë ditës, ndërsa në juglindje do të ketë rikthim të reshjeve të borës.

Temperaturat do të variojnë nga -2°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht  me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior – Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat