Arrestohet Taulant Balla

Shqipëria

Arrestohet Taulant Balla

Më: 19 prill 2022 Në ora: 19:44
Ilustrim

Shtetasi Taulant Balla, me detyrë efektiv policie është arrestuar duke mbajtur 2 armë pa leje.

Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Balla dyshohet se qëllonte herë pas here me armë zjarri në ajër.

Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatike dhe një sasi fishekësh.

“Në vijim të hetimeve të procedimit penal të vitit 2022, regjistruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve” si edhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të 47-vjeçarit T.B., punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, u krye ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për kontrollin e banesës së tij.

Nga kontrolli u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatike dhe një sasi fishekësh.

Efektivi dyshohet se qëllonte me armët e zjarrit në ajër, në kohë të ndryshme. Për të provuar këto dyshime, AMP zhvilloi disa javë hetime.

Nën drejtimin e Prokurorisë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë, për dy vepra penale.

AMP shpreh vendosmërinë për të luftuar pa kompromis e goditur paligjishmërinë, në përpjekjen e pandalshme për të ndërtuar një trupë policore profesionale e me integritet të lartë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat