FIFA jep leje për Abrashin e Bashën, gati për Norvegjinë

Sporti

FIFA jep leje për Abrashin e Bashën, gati për Norvegjinë

Më: 4 qershor 2013 Në ora: 07:40

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-së ka vendosur sot që t’i jap dritën jeshile për aktivizim për dy lojtarët Vullnet Basha (Sion) dhe Amir Abrashi (Grasshopers).

Lajmi mësohet nga burime të portalit sportiv Asport.info, të cilat burime tregojnë se tashmë në zyrat e FSHF-së ka ardhur edhe shkresa që lejon dy lojtarët në fjalë të aktivizohen me Kombëtaren Shqiptare.

Kujtojmë se Basha dhe Abrashi kanë luajtur më herët për shpresat e Zvicrës, dhe mu për këtë është dashur një përgjigje nga ana e FIFA-së për të luajtur për Shqipërinë.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se edhe lojtari i Valladolidit, Valdet Rama, pritet të jetë i gatshëm, pas problemeve që kishte pasur kohë të fundit me dokumentacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat