Grabitje e armatosur në Prishtinë

Aktuale

Grabitje e armatosur në Prishtinë

Më: 4 maj 2023 Në ora: 15:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grabitje e armatosur ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prishtinë, përkatësisht në filialin e institucionit financiar “Ria”.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Kështu tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se dyshohet se një person nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë parash.

“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat