Shpërthim në veri, policia jep detajet

Aktuale

Shpërthim në veri, policia jep detajet

Më: 6 maj 2023 Në ora: 09:26 Përditësuar në ora: 10:06 më 06.05.2023
Foto ilustrim

Publikohen pamje pas shpërthimit në veri të vendit

Një shpërthim ka ndodhur në Mitrovicën Veriore. Shpërthimi ka ndodhur afër stacionit të Policisë në Veri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani pohoi se rasti ndodhi rreth orës 03:00 të ditës së shtunë, ndërsa shtoi se nuk ka të lënduar.

Ndërkaq, faqja lokale “Welcome to Mitrovica” ka siguruar edhe pamje të momenteve pas shpërthimit.

Image

Siç edhe mund ta shihni, aty pranë është një veturë që duket të ketë pësuar dëme materiale.

Shpërthim në veri, policia jep detajet

Një shpërthim në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, të shtunën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Sot pak para orës 3 të mëngjesi në rrugën ‘Kral Peta’ në Mitrovicën e Verit ka ndodhur një shpërthim Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se në shtyllë elektrike dhe një veturë janë dëmtuar”, ka treguar Elshani.

Nga rasti nuk të lënduar.

Tutje, ai tha se policia është duke e trajtuar rastin si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat