​Në mungesë kuorumi ndërpritet seanca e Kuvendit

Aktuale

​Në mungesë kuorumi ndërpritet seanca e Kuvendit

Më: 24 maj 2023 Në ora: 16:14
Glauk Konjufca

Kuvendi nuk arriti të zgjedhë një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave. Në votim kanë marrë pjesë vetëm 60 deputetë, çka e bëri të pranueshëm votimin.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se votimi do të përsëritet nesër pas debatit për Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Me përfundimin e kësaj pike, ka përfunduar edhe seanca për ditën e sotme.

Konjufca: Nuk po shoh kushte që të përsëritet votimi

“Nuk po shoh kushte që të përsëritet kjo. Meqë e kemi vazhdimin nesër, le të vazhdojë kjo pas debatit që e kemi për Ministrinë e Industrisë”, tha Konjufca.

Deputetja Ganimete Musliu njoftoi për votat që janë grumbulluar në votimin e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.

Musliu: Nuk ka pasur kuorum që votim të jetë i pranueshëm

“Nga 120 deputetë sa ka gjithsej Kuvendi i Republikës së Kosovës, në votim kanë marrë pjesë vetëm 60 deputetë. Kështu që unë konsideroj që nuk ka pasur kuorum që ky votim të jetë i pranueshëm”, ka njoftuar Musliu.

Gjatë seancës së sotme plenare, Kuvendi ka zgjedhur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Mediave, Luljeta Aliu-Krasniqin.

Ndërkaq, nuk janë arritur votat e mjaftueshme për zgjedhjen edhe të dy anëtarëve të tjerë të KPM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat