​Presidentja Shiroka-Pula përfaqëson Kosovën në Samitin Brdo-Brijuni në Ohër, sonte darka me liderët rajonalë

Aktuale

​Presidentja Shiroka-Pula përfaqëson Kosovën në Samitin Brdo-Brijuni në Ohër, sonte darka me liderët rajonalë

Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 16:51
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka udhëtuar për në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit, në kuadër të Iniciativës Brdo-Brijuni.

Samiti Brdo-Brijuni organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Natasha Pirc Musar dhe Zoran Milanoviq, ndërsa presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, është nikoqire e takimit në Ohër.

Në kuadër të samitit, Presidentja Shiroka Pula do të marrë pjesë sonte në darkën e përbashkët me liderët e rajonit.

Zyra e presidentes së Kosovës vlerësoi se IIniciativa Brdo-Brijuni synon të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe t’i lehtësojë përpjekjet e vendeve të rajonit në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat