​Gërvalla në SEECP: Kosova e angazhuar për bashkëpunim rajonal

Aktuale

​Gërvalla në SEECP: Kosova e angazhuar për bashkëpunim rajonal

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 16:47
Donika Gërvalla

Është mbajtur takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), në Mal të Zi. I njëjti është vlerësuar se shërben për bashkëpunim rajonal si dhe zhvillim të vendeve.

Pjesë e takimit në Budva ka qenë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ajo ka thënë se Kosova po angazhohet për bashkëpunim rajonal, stabilitet dhe zhvillim.

“Kemi një rrugë të gjatë përpara. Republika e Kosovës është këtu për t'u angazhuar në dialog serioz dhe për të përforcuar përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim rajonal, stabilitet dhe zhvillim”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

Ndërsa, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se përparimi i përshpejtuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian duhet të jetë proces që sjell përfitime për njerëzit dhe përcakton të ardhmen për rajonin.

Lidhur me këtë takim ka shkruar edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, duke thënë se po ndërtojnë ura bashkëpunimi me të gjithë fqinjët./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat