Osmani nesër takohet me Lajçakun dhe Escobarin

Aktuale

Osmani nesër takohet me Lajçakun dhe Escobarin

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 21:40
Escobar- Osmani- Lajçak.

Përfaqësuesi Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajčák, si dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Escobar, janë duke qëndruar në Kosovë.

Në mbrëmje do të takohen me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa pritet që të diskutohet rreth situatës në veri të Kosovës.

Nesër presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajčák, si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Escobar.

Takimi i tyre është paraparë të fillojë në orën 09:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat