Limaj: Zgjedhjet është dashur të shtyhen

Aktuale

Limaj: Zgjedhjet është dashur të shtyhen

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 21:47
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, se ka dështuar në shumë pika sa i përket dialogut Kosovë – Serbi.

Sipas tij, Kurti ka dështuar në vendimin për konvertimin e targave, në dërgimin ë njësisë speciale në objektet komunale në veri e po ashtu në zgjedhjet në katër komunat veriore.

Limaj tha se zgjedhjet në veri është dashur të shtyhen sepse sipas tij nuk mund të jenë legjitime zgjedhjet ku dalin vetëm 4 për qind, të votuesve.

“Dështoi në tabela, kthim prapa, dështoj me polici, dështoj me zgjedhje, ka me u kthy prapa. Ne po e shohim dështim, bota na sheh edhe si aventurë. Të gjithë e kemi ditë se vetëm 4% do të dalin në zgjedhje, pse po futesh në këso aventurash. Një pjesë e territorit të Kosovës që po tenton me vështirësi me u integru po e kthen në çështje sigurie. Krejt këto gjëra kanë qenë të ditura”, ka thënë ai.

Limaj theksoi se mbajtja e peticionit për të mundësuar zgjedhje të jashtëzakonshme është formë anti – kushtetuese.

“Peticioni për zgjedhje është anti-kushtetuese. Me i mbledhë 20% të votave në një komunë si nënshkrime, për zgjedhje asnjë kryetar nuk mund ta përfundoj mandatin. Nëse e krijon atje precedentin, mund ta bësh edhe në komunat tjera të Kosovës. Prandaj kur flet për shtet ligjor bota qesh me ty, je duke e sfidu shtetin, e ke fut shtetin në një rrugë të pashkelur me shumë të panjohura rrugës”, ka thënë ai.

Ai u shpreh se Kosova tash është dashur të flasë për njohje të reja jo për kompromise të reja e për përsëritje të zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat