Rrustemi: Çështja e koordinimit shpesh po devalvohet, ajo e ka një nivel

Aktuale

Rrustemi: Çështja e koordinimit shpesh po devalvohet, ajo e ka një nivel

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 22:22
Adnan Rrustemi

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi ka folur për çështjen e kërkesës së bashkësisë ndërkombëtare që kryetarët e komunave në veri të mos e ushtrojnë detyrën nga objektet komunale.

Rrustemi ka thënë se “habitet me habinë” e atyre qëkanë pritur që kryetarët nuk do të paraqiten në objektet komunale.

Tutje ka shtuar se policia e ka për detyrë të ofrojë siguri për kryetarët dhe nuk ka kohë t’i presë nivelet politike.

“Unë habitem me habinë e të tjerëve që kanë pritur që kryetarët e komunave nuk do të paraqiten në objekte komunale, kur ke njoftë procesin, rezultatin, procesin e betimiet, etj. Prandaj mendoj që disa veprime janë refleksive edhe të autoriteteve publike. P.sh Policia e Kosovës e ka për detyrë zyrtare me reagu, me të ofru asistencë, nëse një zyrtar publik pas vlerësimit të gjendjes së sigurisë e kërkon shoqërimin e policisë për t’u paraqitur në vendin e punës. Dhe nuk mundet policia me ndalë procesin, me prit koordinim në nivele politike e diplomatike për me i ofru asistimin një zyrtari publik i cili është zgjedh në mënyrë të ligjshme, e ka dhënë betimin dhe procesi është njoft”, ka thënë Rrustemi në Tëvë 1.

Sipas Rrustemit çështja e koordinimit shpeshherë po devalvohet

“Mendoj që edhe kjo çështja e koordinimit shpeshherë po devalvohet sepse ka nivele – deri në cilin nivel duhet të ketë koordinim, cilat janë trupat të cilat duhet të koordinohen në institucione të tjera të caktuara, si policia e Kosovës për me ndërmarrë një veprim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat