Analisti: Të ndërpriten bisedimet më Serbinë

Aktuale

Analisti: Të ndërpriten bisedimet më Serbinë

Nga: A.SH Më: 17 qershor 2023 Në ora: 14:56
Albin Kurti, foto ilustrim

Analisti Skënder Mulliqi përmes një postimi në facebook, ka thënë se dialogu me Serbinë është dashur të ndërpritet më herët.

Sipas tij, gjithë këto të zeza që po në veri të Kosovës, janë produkt i politikave serbo-mëdha në rajon, të sforcuara nga diktatori rus, Valadimir Putin.

Postimi në Facebook:

Është dashur më herët të ndërpritën bisedimet më Serbinë. Nuk ke qka bisedon më një shtet terrorist, e aq më pak më një fashist të Sheshelit, siq është Alaksandar Vuqiqi. Nuk po pushojnë serbët në veri më akte terroriste, më të vetmin qëllim për të shkatërruar shtetin e ri të Kosovës. Asociacioni është vëtem pretekt për të arritur qëllim final të zhbërjës të shtetësisë të Kosovës. Nese se bota perëndimore po e përkdhelë Serbinë dhe Vuqiqin për interesa të veta, apo nga frika e Putinit, kjo është tek e fundit punë e tyre. Kosova është shteti më properëndimor në botë, dhe t’ia thyesh kurrizin për një Serbi si të kohës të Millosheviqit, kjo është e presedan I llojit të vet. Gjithë këto faqe të zeza në veri të Kosovës, janë product I politikave serbomëdha në rajon, të sforcuara nga diktatori rus, Valladimir Putin. Është bërë e padurueshme gjendja kaotike në veri të vendit, nga bandat terroriste të Vuqiqit dhe të Putinit. Ka ardhur koha që këtyre aventurave për zhbërje të pavarësisë dhe të lirisë tonë, tu vihet pikë.Mjaftë është bërë më sulme terroriste që 23 vite më radhë nga bandat serbe.

Gjuajtën pa rreshtur më bomba dhe shperthime me gaz molotov, ndaj shqiptarëve.Rrahën dhe vranë shqiptarë .I ndaluan ata që mos të kalojnë Urën mbi lumin Iber, që të shkojnë në shtëpitë e tyre.Ndërkombëtarët sikur u bën që nuk po shohin dhe nuk po ndëgjojnë.Nga aktët e fundit të brulaliteteve në veri më shpërthime më bomba, armë të zjarrit, u plagosën rëndë dhe lehtë pjestarë të policë stë Kosovës, dhe shumë pjestarë të KFOR-it.Në këto rrethana të krijuara qëllimisht nga Beogradi zyrtar për ndarje të Kosovës, ose edhe për pushtimin e saj, duhet të ndërpriten bisedimet, të cilat tashmë e kan humbur kuptimin. E kan humbur kuptimin të zhvillohen bisedime më një njeri që nuk e pranon shtetin e Kosovës.E kan humbur kuptimin këto bisedime më një Serbi hegjemoniste dhe fashiste.

Arrestimet e tre policëve të Kosovës në mbrendi të kufirit tanë, vëtem sa e sforcojne mendimin së ky shtet është më shumë se fashist. Nese miqët tanë na sakrifikojnë për këtë Serbi, të cilën shumë mirë e dinë së çfare është, kjo nuk don më koment. Shqiptarët do të mbrojnë edhe me luftë tokat e tyre stërgjyshore. Janë shterruar mundësitë më që me bisedime të noramilizohen marrëdhëniet e ndërsjella. Nuk ka mundësi edhe për faktin, së Serbia ende e ka Kosovën pjesë përbërese në preambulën e saj kushtetuese. Më këtë logjikë tërë kohën edhe, është duke u sjellur dhe duke vepruar Vuqiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat