Vdekja e gruas në Malishevë, fillon seanca dëgjimore

Aktuale

Vdekja e gruas në Malishevë, fillon seanca dëgjimore

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur Lekë Muqaj, zëdhënës për media në Gjykatën Themelore të Gjakovës.

Ndërkaq, zyrtari i lartë për bashkëpunim profesional në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, Hekuran Batusha, për Klankosova.tv ka deklaruar se dje është dorëzuar kërkesa në gjykatë për paraburgimin e dy personave për rastin në fjalë.

Gruaja ka vdekur në mënyrë tragjike pas një trajtimi që mori në një ordinancë private stomatologjike. Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë me një deklaratë në të cilën thuhet se përmes Inspektoratit Shëndetësor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform kompetencave pas rastit tragjik që rezultoi me fatalitet për një qytetare që humbi jetën në Malishevë gjatë trajtimit në një ordinancë private.

Kjo gjë është e patolerueshme dhe se do të angazhohen që të ofrojnë të gjitha provat për dënime maksimale ndaj kryesve të kësaj vepre të rëndë. Njëkohësisht, MSh njofton se janë shqyrtuar edhe raportet e komisionit të licencimit lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni privat”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat