Edhe PDK reagon ndaj ftesës së Kurtit, ja çfarë thonë

Aktuale

Edhe PDK reagon ndaj ftesës së Kurtit, ja çfarë thonë

Më: 13 mars 2026 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës e ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për ftesën për takim.

Ajo  rithekson se mbetet e hapur për komunikim dhe dialog politik sa herë që kjo i shërben stabilitetit institucional dhe interesit të vendit.

Në njoftimin dërguar mediave, kjo parti tha se, “në rrethanat aktuale, duke pasur parasysh se Gjykata Kushtetuese ka vendosur Masë të Përkohshme që pezullon procesin e zgjedhjes së Presidentit dhe çdo veprim të mëtejshëm të Kuvendit në këtë drejtim, PDK vlerëson se është e domosdoshme të pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës, i cili pritet deri më 31 mars dhe që do të qartësojë hapat e mëtejmë institucionalë”.

“Partia Demokratike e Kosovës beson se respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe i procedurave institucionale është mënyra më e përgjegjshme për të garantuar stabilitet politik dhe institucional në vend”, u tha në reagimin e kësaj partie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat