Mbledhja e 23-të e Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës

Aktuale

Mbledhja e 23-të e Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës

Më: 12 qershor 2026 Në ora: 20:53
Albin Kurti

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka: 

- Miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar, në këtë përbërje:

1. Rrezarta Korbaj, kryesuese;

2. Kimete Zekaj, anëtare;

3. Vlora Prenaj, anëtare;

4. Samir Lleshi, anëtar;

5. Fadil Sallteku, anëtar;

6. Kosovare Demi - Rama, anëtare;

7. Altin Sahiti, anëtar.

 - Miratuar Kërkesën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 122,000.00 euro (njëqind e njëzet e dy mijë euro), për financimin e projekteve kapitale “Renovimi i objektit të Qendrës së Panairit në Bërnicë” dhe “Regjistri për Pronarët Përfitues”.

 - Miratuar vendimin për autorizimin e pagesës në shumën prej 154,000 euro (njëqind e pesëdhjetë e katër mijë euro), për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për rritjen e kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat