Papa Leo i përgjigjet kritikave të Trumpit

Bota

Papa Leo i përgjigjet kritikave të Trumpit

Më: 6 maj 2026 Në ora: 09:50
Trump, Papa Leo

Papa Leo XIV u përgjigj pas sulmit më të fundit nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Ai tha se, duke folur për paqen, synonte të përhapte mesazhin e krishterë, por se njerëzit janë të lirë ta kritikojnë.

“Misioni i Kishës është të predikojë Ungjillin, të predikojë paqen”, tha Papa i parë amerikan, shkruan reuters.

“Nëse dikush dëshiron të më kritikojë për predikimin e Ungjillit… shpresoj që thjesht të më dëgjojë për vlerat e fjalëve të Zotit”, shtoi ai.

Trump më herët gjatë ditës e kritikoi sërish Papa Leon, këtë herë përpara vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në Vatikan, e planifikuar për këtë javë.

Trump, në një emision radiofonik të drejtuar nga konservatori Hugh Hewitt, e akuzoi Leon se “po rrezikon shumë katolikë dhe njerëz të tjerë”, duke pretenduar se ai me sa duket beson se “është në rregull që Irani të ketë armë bërthamore”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat