Trump: Fondet për luftën kundër Iranit janë të siguruara deri në janar, fokusi mbetet te programi bërthamor

Amerika

Trump: Fondet për luftën kundër Iranit janë të siguruara deri në janar, fokusi mbetet te programi bërthamor

Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 07:59
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se fondet për luftën kundër Iranit janë të siguruara deri në janar, duke sugjeruar që çdo operacion i ri ushtarak duhet të kryhet deri atëherë përpara se të bllokohet nga shumica demokrate në Kongres.

Në një intervistë për gazetën The New York Post, Trump vlerësoi se demokratët do ta “kthenin një fitore të plotë në një disfatë” në Iran.

“Por, rreth fundit të janarit, e dini, ne i kemi siguruar fondet”, i tha ai gazetës, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me afatin kohor për një sulm të ri të mundshëm ushtarak.

Trump pranoi gjithashtu se qëllimet e Uashingtonit në Iran ndryshojnë nga ato të Izraelit , duke vënë në dukje se, megjithëse ndryshimi i regjimit është “ndoshta i mundur “, ai është i interesuar vetëm në programin bërthamor të vendit.

“E vetmja gjë që nuk dua është që ata të pajisen me armë bërthamore. Nuk kam qenë kurrë pro ose kundër ndryshimit të regjimit. Ky nuk ka qenë kurrë një kriter për mua”, i tha ai gazetës Post.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat