KADC në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë organizon sot tryezën e rrumbullakët me temë “Rruga drejt realizimit të të drejtave të konsumatorit”.
Në këtë tryezë do të diskutohet për gjendjen aktuale sa i përket mbrojtjes së konsumatorit, prioritetet dhe masat që mund t’i ndërmarrë shoqëria, shteti dhe vetë konsumatori për avancimin dhe realizimin e të drejtave të konsumatorit.
Përveç KADC- së dhe MTI- së, në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues të zyrave rregullatore, BQK-së, AUV-it, inspektoratet relevante, përfaqësues të gjyqësorit dhe të shoqërisë civile.