​Një tërmet me magnitudë 5.1 u ndje në Itali

Evropë

​Një tërmet me magnitudë 5.1 u ndje në Itali

Më: 10 janar 2026 Në ora: 07:32
Foto ilustrim

Një tërmet i fortë, me magnitudë 5.1, u ndje në orën 5:53 të mëngjesit në Reggio Calabria, me raportime të shumta edhe nga Messina dhe zona të tjera të Siçilisë dhe Kalabrisë.

Epiqendra, sipas faqes së internetit të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, ishte në det pranë bregdetit Jon në një thellësi prej 65 kilometrash, shkruan ANSA.

Nuk është raportuar për dëme materiale pas tërmetit me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter që goditi më shumë se 20 kilometra larg bregdetit jonian të Kalabrisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat