Tajani kundërshton deklaratën e Zelenskyt për koordinimin e sulmeve ukrainase në Libi

Evropë

Tajani kundërshton deklaratën e Zelenskyt për koordinimin e sulmeve ukrainase në Libi

Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 19:14
Antonio Tajani

Shefi i diplomacisë italiane Antonio Tajani akuzoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se nuk e ka thënë të vërtetën për koordinimin e sulmeve në Libi, duke thënë se aleatët nuk ishin informuar paraprakisht për operacionet ushtarake ukrainase kundër anijeve ruse, raporton Kosovapress.

Deklarata e tij erdhi në përgjigje të një interviste që Zelensky dha për BBC-në, ku tha se Ukraina koordinoi sulmet ndaj anijeve ruse me vendet, ujërat territoriale ose infrastruktura e të cilave ishin të përfshira.

Tajani e kundërshtoi këtë dhe tha se "askush prej nesh" nuk ishte informuar për këto operacione.

“Askush nuk e dinte se çfarë po bënin forcat ukrainase në Libi. Pra, ajo që tha Zelensky nuk është e vërtetë," u tha Tajani gazetarëve.

Të dielën, një anije luftarake ruse e ankoruar në bazën detare në Bengazi u godit nga dronë detarë. Dhjetë persona u plagosën në sulm. Më vonë po atë ditë, një anije mallrash jo shumë larg bregdetit të Bengazit u shënjestrua gjithashtu në një sulm të veçantë.

Të hënën, Zelensky konfirmoi se Kievi ishte pas këtyre operacioneve. Ai deklaroi se forcat ukrainase fundosën korvetën ruse "Mercury" dhe goditën anijen mallrash "MV Angara", të cilën ai pretendoi se e përdorte Moska për të transportuar armë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat