Film nga gondola, kinematë në Filipine kanë zgjedhur këtë ide të veçantë gjatë pandemisë

Filma

Film nga gondola, kinematë në Filipine kanë zgjedhur këtë ide të veçantë gjatë pandemisë

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 10:39
Foto Ilustrim

Dashamirësit e kinemasë në Filipine, të lodhur nga kufizimet e gjata nga Covid-19  kanë zgjedhur të shohin filma në ambjent të hapur, frymëzuar nga Venecia.

Gondolierët të veshur me uniforma drejtojnë dhe pozicionojnë secilën varkë në një kanal të jashtëm për të parë filma të gjatë, një mundësi për të vizituar kinemanë pas nëntë muajsh bllokimesh.

Kinematë filipine janë mbyllur që në mars, kur presidenti Rodrigo Duterte vendosi një nga mbylljet më të vështira dhe më të gjata në botë. Me më shumë se 456,000 infeksione të koronavirusit dhe 8,875 vdekje nga COVID-19, Filipinet janë vendi i Azisë Juglindore më i goditur pas Indonezisë.

Qeveria filloi hapjen graduale të ekonomisë në qershor, por shumica e bizneseve mbetën të mbyllura. Kinemaja-gondola dhe një teatër me makinë janë të vetmet mundësi për fansat e kinematografisë.

Në varkë mund të ulen dy deri në 10 persona dhe anijet janë disa metra larg. Çmimi është 500 pesos (10 dollarë), afërsisht paga minimale ditore në kryeqytet.

Vizitorët sjellin kufjet e tyre dhe dëgjojnë transmetime audio në një frekuencë radioje të disponueshme vetëm për ata që ndodhen në gondola.

Kinematë  në shtete të ndryshme kanë shfrytëzuar ambjentet e hapura si një mundësi për të vazhduar biznesin në këtë periudhë të vështirë për bizneset si pasojë e pandemisë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat