Zgjimi i Një Kombi të pandarë është Bashkimi në Një Shtet të vetëm Viabël Shqiptar.
Jo më zgjedhje apo dëshirë, por është Domosdoshmëri për fuqi dhe qetësi!
I krijoi I Madhi Zot trojet tona në (Gadishullin Ilirik) si një tërësi të bekuar, të lidhur natyrshëm nga gjuha, gjaku dhe toka.
Për breza me radhë, bashkimi ynë u ruajt si një ëndërr e shenjtë në amanetin e Gjergj Kastriotit dhe vargjet e Rilindjes.
Sot, bashkimi ynë në një shtet të vetëm e të qëndrueshëm nuk është më thjesht zgjedhje apo dëshirë, por është domosdoshmëri për fuqi, qetësi dhe mbijetesë.
Koha nuk ka mëshirë për kombet e ndara.
Shtetet e vogla, me kufij që presin në mes të njëjtin trup e të njëjtën shtëpi, e kanë të vështirë të mbahen në këmbë dhe po zbrazen nga rinia që ikën në mërgim.
Pyetja sot nuk është më a duam të bashkohemi, por a mund të rrojmë më të ndarë.
Një shtet i bashkuar shqiptar do të thotë punë dhe treg i përbashkët, pasuri natyrore e dete të vëna në shërbim të gjithë kombit dhe zë i fortë që e respekton e gjithë bota.
Edhe pse disa thonë se do të bashkohemi kur të hyjmë në Evropë dhe përmes miqësisë mes Tiranës e Prishtinës, një e vërtetë nuk luhatet: koha e pritjes me duar kryq ka mbaruar.
Ne ishim një popull i bashkuar para se të na ndanin qëllimisht në (Gadishullin tonë Ilirik).
Sot duhet të sillemi si një komb i zgjuar që ngre sërish shtëpinë e vet të Bashkuar Natyrale, në një atdhe të sigurt, të begatë e të fortë, ku fëmijët tanë të zgjedhin të rrojnë me nderë në tokën e vetë, e jo të marrin rrugët e botës.
Dhe për fund: koha nuk i pret ata që tremben nga fati i tyre.
Thirrja e të parëve dhe e ardhmja e fëmijëve tanë bashkohen sot në një fjalë të vetme: një shtet i bashkuar, i fortë dhe i pandarë shqiptar, që sjell fuqi dhe qetësi për të gjithë.
Le të jemi ne brezi që nuk mjaftohet më vetëm me këngët për lavdinë e vjetër, por që merr guximin ta ndërtojë vetë të ardhmen e bashkuar