Nga një deklaratë e famshme dashurie te një komedi brilante, 5 filma që mund të shikoni në Vit të RI

Filma

Nga një deklaratë e famshme dashurie te një komedi brilante, 5 filma që mund të shikoni në Vit të RI

Më: 3 janar 2021 Në ora: 07:52
“Harry, të prezantoj me Sally-n”

Ndër filmat që mund t’i shkonin përshtat këtyre ditëve, ju sugjerojmë 5 tituj.

“Harry, të prezantoj me Sally-n”

“Harry, të prezantoj me Sally-n” është një komedi e vitit 1988, e regji të Rob Reiner. Filmi, tregon historinë e Harryt dhe Sallyt, të interpretuar nga Billy Crystal e Meg Ryan, dhe të raportit të tyre të ngushtë miqësor që do të transformohet në një histori dashurie. Edhe skena e famshme e deklaratës së dashurisë, që konsiderohet si një nga më të bujshmet e kinematografisëështë ambientuar përgjatë Vitit të Ri, në New York.

Dashuria nuk shkon me pushime

“Dashuria nuk shkon me pushime” është një film i vitit 2006 me regji të Nancy Meyers (Nansi Myers). Amanda, një regjisore amerikane e Los Angeles dhe Iris, një gazetare britanike, vendosin të shkëmbejnë shtëpitë gjatë periudhës së Krishtlindjeve për t’ia mbathur nga zhgënjimet e tyre sentimentale. Në fund Amanda do të gjej jo vetëm burrin e ëndrrave të saj por edhe një familje të re me të cilën mund të  festojëVitin e ri në një fshat të largët në Agnli.

“Viti i Ri në New York”

“Viti i Ri në New York”, është një film i 2011-ës me regji të Gary Marshall. Ashtu si perceptohet në titull ky film ambientohet në Neë York, në vigjilje të Vitit të Ri, ku disa njerëz presin vitin e ri duke dashur të rregullojnë gabimet e vjetra, në shoqëri të miqve të vjetër ose pranë njerëzve të dashur, por çdokush do të gjej një motiv për të festuar vitin që do të vijë.

Të mos e lëshojmë veten

“Të mos e lëshojmë veten” me regji të Pascal Chaumeilështë një film që frymëzohet nga romani i Nick Hornby. Gjatë fundvitit takohen katër të panjohur në majë të një ndërtese angleze, e njohur si Shtëpia e Vetëvrasjeve, me idenë e përbashkët e vetëvrasjes. Martin, Maureen, J.J e Jess kur gjenden nëçatinë e pallatit, vendosin të ndahen nga njëri-tjetri për 6 javë dhe të ritakohen për të parë se si kanë evoluar jetët e tyre.

Misteri i Henri Pack

Misteri i Henri Pack me regji të Rémi Bezançon, ka në qendër një autor të një romani të jashtëzakonshëm, zbukuruar rastësisht në një bibliotekë misterioze në zemër të Anglisë, librat e të cilit janë bërë në një kohë shumë të shkurtër bestseller, rezulton të jetë zhdukur dy vite më parë. Vejusha betohet të mos e këtë parë kurrë të shkruajë përtej listës së shpenzimeve. Kështu, kritiku letrar Jean Michel Rouche (Fabrice Luchini) nis të hetojë. Merr kështu jetë një komedi brilante plot ngjarje të papritura

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat